Friday, October 18, 2013

Ambasada e Gjermanisë ofron bursa për parlamentarët ndërkombëtarë në Parlamentin gjerman


Ambasada e Gjermanisë, në bashkëpunim me Bundestagun gjerman, ofron bursa për pjesëmarrjen e parlamentarëve ndërkombëtarë në Parlamentin gjerman.
 Kjo bursë u jep mundësi kandidatëve të kualifikuar që të njihen me përvojën e qeverisjes parlamentare gjermane. Pjesëmarrësit do të njihen me shumëllojshmërinë e detyrave të kryera në zyrën e deputetit, duke filluar nga hartimi i fjalimeve apo i artikujve e deri në punën përgatitore për seancat plenare.
 
Të interesuarit duhet t’i plotësojnë këto kushte:
 
- Diplomë universiteti;
 
- Njohuri të gjuhës gjermane;
 
- Mosha më e vogël se 30 vjeç.
 
Për më shumë informacione, të enjten, më 17.10.2013, në orën 9:00, në Fakultetin e Filologjisë (Amfiteatri përballë Dekanatit) do të mbahet një takim në gjuhën gjermane dhe ju mund të merrni informacione për çdo paqartësi tuajën.
Për më shumë vizitoni faqën: www.bundestag.de/ips

No comments:

Post a Comment