Wednesday, October 30, 2013

Kupto çdo gjë rreth testit TOEFL

-Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me Qendrën e Trajnimeve “YES Kosova” organizon aktivitetin “Kupto çdo gjë rreth testit TOEFL”.

Përveç prezantimit rreth testit TOEFL, 60 studentë do të kenë mundësinë të testohen falas dhe të kuptojnë nivelin e tyre të njohjes së gjuhës angleze. 

Kur: 1 Nëntor 2013 (e premte), ora 10h
Ku: Amfiteatri i Madh, Biblioteka Kombëtare e Universitare e Kosovës

Siguroni informata të dobishme për ju, krijoni mundësi të reja për zhvillimin e karrierës suaj!


No comments:

Post a Comment