Njoftim
Njëri ndër publicistët më të famshëm dhe më produktiv në Austri, i cili njihet edhe si komentues politik i shumë medieve botërore, prof. Paul Lendvai, më 23 tetor 2013, në orën 12:00, do të mbajë ligjëratë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me titull “Nacionet në Europë mes nacionalizmit dhe europeizimit me një vështrim të veçantë mbi nacionet e vogla”. Ligjërata do të zhvillohet në gjuhën angleze.Biografi e shkurtër e prof. Paul Lendvai
Paul Lendvai u lind më 29 gusht 1929 në Budapest të Hungarisë, në një familje jude. Në vitin 1944, Paul Lendvai, për shkak të prejardhjes së tij jude, u deportua nga nazistët, por, duke iu falënderuar një pasaporte mbrojtëse zvicerane, ai arriti të shpëtojë në Budapest.
Është njëri ndër publicistët më të famshëm dhe më produktiv në Austri dhe njihet si komentues politik i shumë medieve botërore. Që nga viti 1982, Paul Lendvai është udhëheqës i Redaksisë së Televizionit Shtetëror Austriak për çështje të Europës Juglindore dhe njihet si njohësi më i mirë i Europës Lindore dhe Juglindore. Në vitin 1953, për shkak të veprimtarisë së tij, ai u burgos tre vjet nga komunistët hungarezë. Menjëherë pas kësaj, Lendvai u largua nga Hungaria në Austri, ku edhe iu ofrua shtetësia austriake.
Në fushën mediale ai bashkëpunoi me shumë media botërore, si: “Die Presse”, “Neue Züricher Zeitung”, “Financial Times”, “Europäischje Rundschau”, të cilën e themeloi vetë në vitin 1982.
Posaçërisht gjatë luftës në Kosovë, Lendvai njihet për kontributin e tij dhe për përkrahjen dhënë popullit të Kosovës në fushën mediale.
No comments:
Post a Comment