Çfarë do të përmbajë vizita?
Gjatë vizitës në Odën Ekonomike - Amerikane në Kosovë, studentët do të kenë rastin e mirë për tu njohur për së afërmi me përfaqësuesit e Odës Ekonomike - Amerikane në Kosovë dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre duke reflektuar mbi tregun e punës dhe ofertën për programin e punës praktike të Odës Ekonomike - Amerikane në Kosovë.
Prezentimi: nga Znj-sh. Atlantida Hasani, Zyrtare për Shërbime të Anëtarëve
Tema: OEAK – aktivitet dhe programi i punës praktike
Kohëzgjatja: 10:00 - 12:00
Panelistët nga Oda Ekonomike - Amerikane në Kosovë:
1. Zt. Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës
2. Zt. Visar Hapciu, Menaxher për Politika dhe Marrëdhënie me Qeverinë
3.Znj-sh. Atlantida Hasani, Zyrtare për Shërbime të Anëtarëve
Kujt i dedikohet kjo vizitë ?
Të gjithë studentëve të Fakultetit Ekonomik, vijues të vitit të II dhe të III të studimeve.
Informata shtesë:
Pjesëmarrjen tuaj mund ta konfirmoni direkt në zyret e QZhK-së / Adresa: Qendra për Zhvillim të Karrierës, Universiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare, kati-I, Prishtinë, Kosovë ose duke dërguar informatat e sakta: Emrin dhe mbiemrin, fakulteti, departamaneti, viti i studimeve dhe numrin kontaktues, në e-mail adresën: shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
Numri i pjesëmarrësve 50 studentë.
Vendë mbajtja: Ndërtesa e OEAK – adresa: Perandori Justinian Nr. 16, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Data e fundit për konfirmim është: 18 Tetor 2013, ora 12h (e premte).
No comments:
Post a Comment