Kapitulli 1
1.Kuptimi i Ekonomiksit?
Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore dhe sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit.
2.Kush jane agjentet ekonomik?
Agjentët ekonomik janë: A) INDIVIDI-FAMILJA (në rolin e zotëruesit të burimeve, ofertuesit dhe konsumatorit),B) FIRMA – organizata që prodhon të mira dhe shërbime, C) QEVERIA – SHTETI si vendimmarrës, krijues dhe mbikqyrës i lojës ekonomike etj.
3.Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?
A) PUNA,
B) TOKA,
C) KAPITALI,
D) SIPËRMARRJA
4.Kuptimi i punës?
Aftësia mendore-intelektuale dhe fizike të njerëzve për të punuar-kryer një punë, është njëri prej inputeve-burimeve-faktorëve të prodhimit.
5.Kuptimi i territorit (toka)?
Pasuria natyrore që
na rrethon e të gjitha llojeve: toka bujqësore, toka si truall
ndërtimi, burimet energjetike, minerale dhe i tërë mjedisi fizik që na
rrethon.
6.Kuptimi i kapitalit-elementet e kapitalit?
Kapitali –
mallrat e prodhuara për prodhimin e mallrave të tjera. Elementet e
mallrave janë: Pajisjet, Makinerit, Ndërtesat, Inventari (Produktet e
gatshme, gjysëm produktet-produktet në proces dhe lënda e parë).
7.Kuptimi i Sipërmarrësit?
Aftësia dhe talenti organizativ i
disa njerëzve për menaxhim të inputeve ekonomike si: Puna, Toka,
Kapitali. Ai kërkon mundësit zhvillimore të organizatës prodhuese-firmat
si dhe merr pësipër rreziqe si dhe sjell novacione-rrisi brenda
ndërmarrjes.
8. Konceptet e Ekonomiksit?
Konceptet e Ekonomiksit janë:
A) Pasuria – përbëhet nga stoku-rrezerva e mallrave dhe shërbimeve,
A) Pasuria – përbëhet nga stoku-rrezerva e mallrave dhe shërbimeve,
A) Mirëqenia – kënaqësia e individit-grupit shoqëror që nxjerr nga konsumi i pasurisë. Mirëqenia ndahet në:
1) Efiqenca – nxjerrja e dobisë maksimale-kënaqësië maksimale nga përdorimi i inputeve ekonomike,
2) Drejtësia – ndarja-shpërndarja e drejtë e mallrave dhe shërbimeve mes individëve dhe grupeve të shoqërisë.
Grafiku 1. Kurba e mundësive të prodhimit.
9. Teknologjia
Teknologjia është
tërësia e aftësiveit dhe njohurive shkencore në lidhje me përdorimin e
faktorëve të prodhimit, ku teknologjia e avancuar rrit
produktivitetin-sasin e prodhuar për një njesi të inputit.
10. Ligji i rradhësisë?
Ligji i rradhësisë shpallë
se mallrat-shërbime janë të rralla-pamjaftueshëm sepse edhe burimet për
prodhimin e tyre janë të pamjaftueshëm karshi nevojave të njerëzve për
konsum.
11. Zgjedhja-Alokimi?
Zgjedhja – është pasojë e rradhësië, ku duhet bërë zgjedhja mes alternativave për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve,
Alokimi – shpërndarja e inputeve të kufizuara mes nevojave konkuruese të pakufizuara të shoqërisë.
12. Alokimi-problemet kryesore-pyetjet?
12. Alokimi-problemet kryesore-pyetjet?
Alokimi si problem krysor ka disa dimensione dhe i përgjigjet këtyre pytjeve: A) Cfarë të prodhohet, B) Si të prodhohet, dhe C) Për kë të prodhohet.
13. Pjesët e Ekonomiksit?
Ekonomiksi ka 2 pjesë:
A) Mikro-Ekonomia – studion sjelljen e agjentëve ekonomik, konsumatorëve, firmave të biznesit dhe qeveris, dhe
që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e inputeve dhe funksionimin e
fatorëve të veqantë të ekonomisë. Në qendër të vëmendjes makroekonomike
janë tregjet e mallrave-shërbimeve të vecanta dhe kushtet e ekuilibrit
të tye,
B) Makro-Ekonomia –
studion sjelljet e ekonomisë kombëtare, me studimin e agregatëve
ekonomik si: Produkti i Përgjithshëm, Punëzënia Totale dhe Papunësia,
Niveli i Përgjithshëm i Cmimeve dhe Inflacioni, Ciklet e Biznesit dhe
rritja ekonomike.
Pra nuk ka kufi të prerë mes mikro-makro-ekonomisë, por në kohët e
fundit po i kushtohet vëmendja gjithnjë e më e madhe e bazae
mikroekonomike të dukurive makroekonomike.
14. Kufiri i Mundësive të Prodhimit (KMP)?
KMP –
shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të
prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohore, duke përdorur të
gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiqiente të prodhimit.
| Mundësitë Stofra Ushqime
(milion ml) (milion tone)
|
| A 0 15
B 1 14.7
C 2 14
Ç 3 12
D 4 9
E 5 0
|
15.Rritja ekonomike, Produktiviteti ?
Rritja ekonomike –
është zgjerim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i mundësive të prodhimit e
cila kushtëzohet me rritjen e faktorëve të prodhimit dhe përmirësimit
të tyre të vazhdueshëm,
Produktiviteti –
shpresh sasin e prodhuar të produktit për një njësi të inputeve të
përdorura, ky koncept është ngusht i lidhur edhe me efiqencës si koncept
më të gjerë të efiqencës ekonomike.
16.Llojet e Efiqencës?
Ekzistojnë disa lloje të eficencave:
a) Efiqenca Ekonomike –
shpreh gjendjen e ekonomisë ku askush nuk arrin mirëqenien e tij pa e
cënar mirëqenien e tjetrit. Ekonomia nënkupton arritjan e efiqencës
prodhuese, alokative dhe shpërndarëse.
b) Eficenca Prodhuese –
prodhimi i njësive të caktuar të produktit me përdorimin e minimumit të
inputeve, pra: Produktiviteti Maksimal i Mundshëm (PMM),
c) Eficenca alokative – alokimi i burimeve-inputeve të mallrave aty ku kërkon shoqëria,
d) Eficenca në Shpërndarja – shpërndarja e produkteve të prodhuara ku konsumatorët duke i marrë të dhënat e
të ardhurave (pas pagimit të kontributit-taksave) dhe cmimet e tregut ku
konsumatorët nuk do të donin të shpenzonin këto të ardhura në ndonjë
mënyrë tjetër.
17. Shpërndarja e burimeve te mbyllura dhe të hapura?
Ekonomia e mbylluar –
shpërndarja e inputeve dhe niveli i konsumit janë tëpërcaktuara
tërësishtë nga niveli i prodhimit. Pra; nuk mund të konsumohet më shumë
sesa prodhohet-disponohet.
Ekonomit e hapura –
lidhen njëra me tjetrën në shkëmbimin e mallrave, shërbimeve, përvojave
ku një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vendet tjera,
duke zgjeruar mundësitë e konsumit më tej mundësive të prodhit. Pra;
Një vend përfiton nga importi e tjetri nga eksporti.
18. Kuptimi i specializimit?
Specializimi – përqëndrim në prodhim i vetëm një prodhukti apo disa produkteve si ps.sh:Gruri, Misri, Rrushi, etj.
19. Kuptimi i Kostos Oportune
Kosto Oportune – ndryshe quhet Kosto Alternative –
kuptohet si sakrificë e bërë – heqja dorë nga një e mirë dhe zgjedhja e
një të mire të prodhuar më të vlefshme. Rrjedh nga rradhësia e burimeve
dhe domosdoshmëria e zgjedhjes.
20. Funksioni i Ekonomiksit?
Ekonomiksi i ka dy funksione:
a) Funksioni-Pohimi Pozitiv,
b) Funksioini-Pohimi Normativ.
21.Pohimit Pozitiv-Normativ?
Pohimi Pozitiv – përshkruar dhe shpjegon dukurit, agjentët ekonomik që dëshirojnë të arrijë qëllimet e tyre, ku edhe ju përgjigjen pyetjeve: CFARË ISHTE, CFARË ËSHTË dhe CFARË DO TË BËHET? P.sh. Pohimi Pozitiv është: Deficiti Buxhetor i Shtetit – sjell uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të inflacionit,
Pohimi Normativ – merr sygjerime rreth rrugëve më eficente për arritjen e synimeve të agjentëve ekonomik. U përgjigjet pyetjeve CFARË DO TË DUHEJ, CFARË DO TË ISHTË MIRË TË NDODHTE. P.sh. Pohim Normativ është – Niveli i papunësisë në Kosovë ëshë i lartë e i cili duhet të ulet. Pohime
Normative janë të shkëputura nga vlerësimet morale të synimeve që duam
të arrijmë, por ato qëndrojnë në bazë të rekomandimeve politike.
22. Metoda e Studimit ekonomik?
Ekonomia studiohet sipas dy metodave kryesore:
A) NDUKSIONI –
fillon me mbledhjen, përpunimin e më pas analizimin e të dhënave
ekonomike dhe vazhdon me zbulimi e lidhjeve te variablat e studiuara dhe
të nxirret një përfundim-konkluzion-hipotezë të caktuar. Pra cdo
informat e marrë ndahet dhe studiohet e detajizuar.
B) DEDUKSIONI – është verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra e cila shërbehet me teoremënAPRIORISTIKE,
e cila duket e arsyeshme e bazuar në ide të natyrshme dhe nuk janë
rrjedh drejtpërdrejtë nga evidencat statistikore, e kjo teorem
demostrohet logjikisht në kontekstin e një modeli ekonomik si një
paraqitja të thjeshtëzuar të realitetit ekonomik të ndërtuar mbi
supozime-konkluzioneve. Pra, prej informatave analitike bashkohen që të
formohet kjo metodë.-Deduksioni.
23. Ekonomia shkenca empirike apo ekzakste?
Ekonomia si shkencë shoqërore është empirike e jo ekzakte,
ku ligjet ekonomike janë ligje mesatare dhe nuk shprehin raportin
ekzakt, ku më së miri e spjegon sjelljen e grupeve shoqërore sesa të
individëve, ku kjo shkencë gjen rregullsi dhe kur ka diferencat e mëdha
në sjelljet e individëve.
24. Metoda tjera ekonomike-grafike?
Metodat ekonomike-grafike janë:
A) Grafiku mes dy faktorëve-inputeve,
B) Grafiku i serive kohore,
C) Grafiku i shpërndarë,
D) Metoda statistikore.
25. Çka është Ekonometria?
Ekonometria –
është nevoja gjithnjë më e madhe e përdorimit të metodave statistikore
për formulimin e një teorie ekonomike dhe verifikimin e saj. Ekonometria ndër të tjera merret me studimin e drejtimit-menaxhimit dhe të forcës së lidhjeve të variablave ekonomik.
No comments:
Post a Comment